Videot me te shikuara

Loading...

e shtunë, qershor 20, 2009

Edmond Kaceli: E bëhemi njerëzorë


Në vend të një analize për zgjedhjet

Sheshi.
Turma.
Podiumi.
Në qendër të vëmendjes udhëheqësi flet.
(në fakt udhëheqësi çirret dhe turma
ulurin
n’ekstazë)

Sheshi.
Udhëheqësi. Dhe turma.
Turma që masturbohet.

Në hije të turmës
krejt afër këmbëve të sajë
(shikimi i turmës drejt qiellës
na fsheh më së miri)
qihemi unë dhe ti.
Indiferentë ndaj sheshit
ndaj turmës
ndaj podiumit presidencial
Të eksituar nga mishi dhe
shpirti ynë
në qirjen tonë hyjnore, harrojmë.
Harrojmë sheshin.
Harrojmë turmën.
Harrojmë dhe të çjerrat udhëheqësore.

E bëhemi njerëzorë.

Shqipëri , sa herën që ka zgjedhje

e diel, prill 05, 2009

KRIZA E MOSKUPTIMIT


Kushtim: Njeriut

Në qerthullin e jetës kam mbetur i mbyllur
i lodhur, i shtypur, i vrarë, i shtrydhur
ngatërruar bërë lëmsh në fijet ashpra të jetës
në kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes

në fillin e hollë tragjik të moskuptimit
në pezullin e brishtë mes ikjes dhe qëndrimit
në ëndërrën dhe zhgjëndërrën e filozofisë jetike
në dilemën e jetës shpirtërore a fizike

Zoti më thërret fort në rrugën e drejtë
Djalli më prin për në rrugën e vet
E drejta mes të dyve qëndron gur pengu
I lodhur, i tundosur pyes: Ku është rrengu?

Përplasur, nëpërkëmbur, rrëmbyer, marrosur
në dyzimin e fjalëve që nuk paskan të sosur
Ngatërruar në krizën e moralit dhe hiçmoralit
në pezullin tragjik mes Zotit dhe Djallit

e shtunë, mars 14, 2009

"DËGJOMË MUA ...PRIT!!! DËGJOMË MUA..."

-Zakoni i vjetër i kryeministrit Berisha të frikëson-

SHEFQET MEKO
Minneapolis, SHBA


Përmes Albdreams.net ndoqa pjesë të intervistës së kryeministrit dhe ish-presidentit shqiptar Sali Berisha. Natyrisht ishin shumë tema për tu ndalur, diskutuar dhe përballur me kryeministrin. Pashë se si gazetarët "përpëliteshin" për ta ndërprerë me kujdes kryeminsitrin dhe për ta "mbërthyer" me pyetje që në të vërtetë janë pyetje të publikut, qytatarëve dhe vetë votuesve. Kjo ishtë gjëja më e vështirë dhe më e mundimshja e kësja interviste. Natyrisht e ndoqa deri në fund, me dëshirën për të parë evoluimin e kryeminsitrit prej kohës së që ishte presidenti ynë. Kam ndjerë keqardhje dhe dhimbje. Më ka ardhur keq për kreun e ekzekutivit që ka një mënyrë kaq diktuese në dialog me median, saqë zor se mund të durohet. Duke u përpjekur të kuptosh se si përgjigjet kryeminsitri dhe çfarë pyet media, vërtet shokohesh. Madje këtu është difekti më i madh i demokracisë dhe lirisë në Shqipëri: nuk dësgjohesh! Kryeminsitri është njeriu që shërben, jo njeriu që dikton. Kryeminsitri bën dialog, nuk dikton dhe konflikton veten nga një përgjigje tek tjetra...Madje pa kaluar minuta...

Së pari dua të respektoj gjithë ata mbështetës dhe pasionantë të ish-presidentit shqiptar. Unë e respektoj këtë njeri për paisionin e çeliktë për t'u përballur me diktaturën komuniste dhe dëshirën dhe idealizmin për ta bërë Shqipërinë vend europian. Por, duke bërë një gjykim të ftohtë, pa "dashni" politike, ndihesh vërtet ngushtë të japësh gjykim pozitiv nga mënyra se si i "thith" the interpreton pyetjet ish-presidenti i dikurshëm i Shqipërisë. Kujtoj këtë "ish" sepse ne atë kohë kur Berisha mbante konferencat e shtypit në presidencë një pyetje pasohej nga "një leksion", ndërkohë që kjo "sëmundje profesionalë" ka ende simptoma të rënduara tek kreu i qeverisë edhe pse një dekadë tashmë ka shkuar...Kryeminsitri Berisha duket se flet vetëm me "pasion" dhe nuk të ofron asnjë vizion apo nuk të ofron shpresë nesë jeton nën juridsionin e qeverisjes së tij. Kryeminsitri duket se është i hutuar në betejën politike, sepse ndërsa tregon "shpatën" e vet dhe shkarkon një anëtar kabineti duke injoruar çdo procedurë normale, fill pas kësaj u thotë qytetarëve të vet se "shtëpia është kështjellë"..."Kështjella nuk preket..." Nëse jeni kundër këtij "pushtimi" të kësaj kështjelle zoti kryeministër, pse ja hoqe "përkrenoren" kryekështjellarit Pango, madje pa e dëgjuar fare se çdo të thoshte? Nëse jeta private është jetë private si shpjegoghet që ti si kryeminstër di kaq shumë për çdo njeri që është në adminstratën tuaj? Si ka mundësi që e di me dokumenta kur dhe si janë bërë nudot-Rama?


Nuk shkruaj sepse dua të debatoj me një shtetar shqiptar siç është Berisha. Jo. Thjesht dua të shpreh një opinion rreth asaj që shoh dhe dëgjoj dhe rreth asaj që jetoj përditë.Në jetën e përditshme në Tiranë, koha vritet aq shumë duke u marrë me njëri –tjetrin, madje duke pirë birrë dhe ky është një terror i vërtetë. Këtë terror e dallon lehtë nga mënyra se si i percepton pyetjet kryeministri dhe si si ai "din gjithshka" dhe prej andej "vjen ujë i kulluar" por turbollohet rruges...Kryeministri flet për një tragjedi që kushtoi dhjetra jetë dhe aty nuk gjen përgjegjësi, por akuzon direkt median për tragjedinë e një vajze në Vlorë. Kryeministrit i kërkohet të shpjegohet pse nuk mbajti të njëtin qëndrim ndaj ish-qeveritarit Mediu, por shpjegimi është "me kë të punoj"...Në fakt, është e njohur që njerëzit e dorëhequr akoma manaxhojnë deri sa vjen "pasardhësi", por e verteta është se në shoqërinë shqiptare ka pasur gjithmonë parime të dyfishta... Ka ligj, por ka edhe "Maliq" dhe kryeministri Maliq është aq i furishëm të mbrojë veten dhe ata përreth, saqë thua se pa këtë kryeminsitër dhe pa këtë qeveri zor se mund të kishte Shqipëri...(!!).Pa këtë qeveri nuk do të kishim hyrë në NATO...A mund të besohet kjo? Pa këtë qeveri nuk do të kishim vijuar procesin integrues në Europë...Po Kadare nuk ka meritë? Po ish-kryeministrat e mëparshmë nuk kanë vënë "një gur"? Është po ai gjykim dritëshkurtër allashaqiptar se "historia fillon me mua", apo siç e tha ashiqare Nano "Historia më vjen pas..." Këtë bëri edhe mentaliteti marksist i Enverit duke bërë çdo krahasim më "pasçlirimit" dhe duke harruar çdo shifër "para pushtimit". Më kujtohet komenti i një gazetari italian Francesko Lo Picolo që erdhi në Shqipëri para përmbysjes dhe duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar më bëri një pyetje shokuese: "Po ju shqiptarët ku e keni historinë nga Skënderbeu deri tek pushtimi italian?" I shokuar i thashë diçka, por më shumë po mendoja me vete nga kjo pyetje, se sa sqaroja atë që pyeste...Kështu mu duk edhe kryeminsitri në këtë konferencë ai më shumë sqaronte vetveten dhe "pozicionin e vet" se sa të bëntë deklarime dhe deduktime që i kanë hije një kryeqeveritari.Asnjë kryeministër në botë nuk guxon të luajë më ligjin sikurse luajnë qeveritarët tanë. Madje edhe kur kapen "me presh" fillon bërtet rreth ligjit. Dhe vëreni një gjë: Ish-ministri Pango nuk guxoi të thoshte qoftë edhe një fjalë kundër Berishës psh të thoshte "të paktën të më kishte dëgjuar mua..." por në mënyrën më qesharake do të thoshte "është Berisha pa jam angazhuar në politikë.." Ndërkohë kryeministri ndonse shkarkoi një "qeveritar" duke shkelur çdo procedurë normale, përsëri thuri kurorën e lavdisë profesionale të Pangos. (Më lëvdove-Të lëvdova-Aman shkarkimin e meritoje) Natyrisht një skandal seksi (atë që e bëjnë burrat dhe gratë përnatë) nuk hedh poshtë atë kontributin profesional, por mënyra si perceptohet është e neveritshme. Unë prisja një Berishë më të prerë në këtë këndvështrim. Ai njihet (dhe kjo nuk i vihet në dyshim ende) si njeri me principe morale, por u mor si shumë me "mbërtheckat" që mbërthyen Pangon e tij. Nëse vërën kryeministri është tip inatcori i keq.Ai përpiqet të bindë publikun se gjysma e mediave zotërohet nga Rama, por nuk shpjegon se si Rama paska këtë fuqi "diktuese". Gazetarët u prononcuna qartë "Edhe pse u botuan nudot e Ramës Tirana votoi". Ndërkohë , duket se Berisha jeton në "kafaz" dhe nuk pranon faktin se bota e tregut të lirë ë shtë në krizën e radhës, dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim. Kriza ë shtë ulur këmbëkryq edhe në Shqipëri, por kryeministri ka frikë të pranojë se ka hallin e zgjedhjeve. A nuk e kupton se duke pranuar të vertetat ke shanse të fitosh më shumë besim? Jo. "Degjomë mua...Dëgjomë mua" -ky është refreni i preferuar kryeministrit Berisha. Dhe unë përpiqem ta dëgjoj, por nuk marr vesh se ç'thotë ...

Intervista dhe debati në fjalë nxjerrin edhe njëherë në pah se politika e Tiranës është në një "rreth vicioz" që nuk ka shanse të afërta të dalë prej andej.Ajo është kapur peng nga gangësterë me emra të ndryshëm që i sulen njëri tjetrit si bisha, jo si Berisha, dhe në fund janë po ata: të "gjithëpërfshirë"...Ata kontrollojnë politikën, ligjet, financat bizneset...Njerëzit duhet vetëm njëherë në 4 vjet të votojnë...Ata si "luanë" i sulen njëri tjetrit përdirsa i kërcënojnë karrierat e secilit, por në fund bëjnë paqe dhe ujdi sikurse Berisha dhe Nano dikur... Ku shkoi ajo retorikë e pashembullt kundër Nanos? Ku është Nano tani? Kë ka dashnore Nano, apo cila është "banda kriminale" që drejton? E kujt i hyn ne punë kjo? "Dosjet" hapen kur del në shesh.

"Dëgjomë mua...Prit..."- Duke parë këtë "diktature mediatike" të kryeministrit, si mund ta imagjinonit veten nëse do të punonit në "Shtëpinë e bardhë" të Berishës? Jo më kot një miku im gjatë vitit të kaluar në Tiranë do të më shoshte: "Berisha u bën "zbor" të gjithëve... Ua di të gjitha dhe s'guxon kush të flasë...".Ndërsa një zyrtar i lartë në intimitet më tha: "Ai merr në telefon dhe turfullon...Nuk të le të flasësh...Unë ja di...E le te flasë dhe i them: Mbarove? Më dëgjo mua tani se për këtë punë paguhem...Në fund me thotë: Po unë nuk e dija këtë...Dhe unë i them: po unë pse jam këtu?... Më degjo mua".

Është koha për dialog jo monolog. Berisha ka një shans të mbajë pushtetin, por kjo do të jetë e pa mundur nëse ai bën vetëm "monolog" si ai që i publikoi gati dy dekada më parë "Koha Jonë". Është koha e ndryshimit. Unë kam 10 vjet që nuk jetoj në Tiranë. Shkoj e vij te Tirana e ëndrrave të bukura dhe shëtitoreve të humbura. Kam mall dhe shoh shumë shokë e miq që kam mall dhe fjalë për të thënë, por ndërkohë gjej po atë "sallatë politike" dhe po ata aktorë të pështirë. Ndërkohë brenda po të njëtjës kohë këtu në SHBA, kam jetuar adminisitratën e Klintonit, Bushit dhe tani Obamën. Nuk dua të them se në Minnesota ku jetoj janë ndryshuar po aq administrata dhe politikanë...

Është koha për ndryshim. Amerikanët treguan dhe demonstruan dëshirën për ndryshim. Duket se këtë nuk e kupton i pari i qeverisë që vetëm flet dhe nuk dëgjon se "përse bie kjo daulle"?!

Ndryshimi nuk është magji, por proces, ndaj në këtë proces duhet pjesëmarrje dhe gjithëmarrje, që në fund të mos themi: "Ku ishim?!...Hiç gjekundi.."


SHEFQET MEKO

Minneapolis SHBA

e hënë, mars 09, 2009

Pamflet: Politika e Psiko -Porno -Kultures

Drejt Europës dhe Nato-s me b...rekë në dorë! (Më falni! Duke zbërthyer mbërtheckat!)
Kjo është parulla me të cilën qeveria shqiptare dhe politika shqiptare, ka vendosur në rend të ditës për të hyrë në Nato e më pas dhe në Europë. Pa doganë.
Në mbështetje të kësaj, politika shqiptare, opozita dhe pozita bashkë, kanë vendosur që të nxjerrin një memorandum të përbashkët, gjithëpërfshirës e gjithëkombëtar, në lidhje me politikën më të e re të rënë dakord.
Politika do të emërtohet: Politika e Psiko –Porno –Kulturës.

Si një rast historik, për herë të parë, arrihet një marrëveshje serioze mes të gjithë krahëve të shumtë të politikës shqiptare (që janë më të shumtë se krahët e oktapodit)
Sipas këtij memorandumi kush dëshiron të marrë një punë në administratën publiko –shtetërore duhet më përpara të paraklojë nudo, por edhe gjysëm nudo, përpara kompententit apo përpara një komisioni kompetentësh. Kjo si për punëkërkuesit e seksit femër, ashtu dhe për punëkërkuesit e seksit mashkull.
Memorandumi thotë se nuk mund të ketë dallime seksuale se ndryshe shoqatat Gay protestojnë në organizmat ndërkombëtare dhe Shqipërisë ja fusin. (Duke mos e futë as në Nato e as në Europë). Pastaj shijet e punëdhënësve shtetërorë kanë filluar të jenë properëndimore, në vitet e fundit.
Psikologjikisht kjo do të çojë në ngritjen e nivelit të adminstratës publike dhe në uljen e asaj çka administrata publike mban të ngritur në drejtim të popullit... Gjithëherë flitet për Futjen në... Nato dhe Europë.

Piskoza e popullit i koncepton këto gjëra ndryshe, por psikoza e politikës shqiptare duhet të ndikojë që populli të ndryshojë mendim. Për ndryshe ai popull që nuk ka respekt për politikën dhe vendimet e sajë, është më mirë që të largohet në një vend tjetër ku politika bëhet ndryshe.
Për këtë arsye politika më e re do të quhet dhe politika e Psiko –Porno –Kulturës. Madje është rënë dakord, në takime të fshehta, gjysëm të fshehta, të zhveshura dhe gjysëm të zhveshura, mes politikanëve shqiptarë, që si fillim të ndërtohet një komison parlamentar me të njëjtin emër. E disa ditë më vonë një ministri e veçantë. Ministria do të ketë për detyrë marrjen në punë të adminstratës publiko –shtetërorë. Për arsye të kompetencave të sajë, konform kushtetutës (kushtetua mund të ndryshohet sa herë ti çohet politikës) do të quhet: Ministria e Psiko –Porno -Kulturës.

Sipas gjasave ministri i parë i Psiko –Porno –Kulturës do të emërtohet, pa paradë nudo, ish ministri i kulturës Ylli Pango, përndryshe i pedagog i shquar i kësaj fushe.
Pritet vetëm vendimi i Kryeministrit, i cili megjithëse profesor i shquar në fushën e mjekësisë, nga çështjet e pisko –pornos, nuk merr shumë vesh. Përndryshe nuk kuptohet pse në zyrat e tij asnjëherë nuk është parë ndonjë burrë apo grua me minifund, siç shihej kur mbretëronin kryeministrat e majtë, apo ndonjë kryeministër i djathtë!
Nëse nuk merr vesh Kryeministri nga kjo politikë e re gjithëpërfshirëse, atëherë memorandumi parashikon shkarkimin e kryeministrit.
Kështu rruga për në Nato dhe Europë hapet më kollaj...

Edmond Kaceli

e premte, mars 06, 2009

Dy fjale per mesuesit e mij


-Thellësisht personale dhe thellësisht e përgjithshme.

Vjen në Shqipëri Dita e Mësuesit.
Qysh i vogël kjo ditë ka pasë, në mua, kuptimin e një feste nderuese të veçantë. Larg politizimit të kohës së shkuar, larg materializmit të tejskajshëm të kohës që jetojmë, kjo ditë mbetet një nga ditët më të veçanta , më kuptimplote në marrëdhëniet me ata që në një mënyrë apo në një tjetër na përgatitën dhe vijonë të na përgatisin për të përballuar jetën.
Për çdo vit, që nga klasa e parë e deri sa mbarova shkollën e lartë, mësuesit kanë qenë dhe mbeten figura më e respektuar për mua. Një lloj i veçantë prindi adoptiv.

Për çdo vit, Shën Mësuesi, (Shën Mësuesit) i kujtoj me respektin më të thellë, me përuljen më të madhe ndaj figurës së tyre. Sepse janë pikërisht ata, që duke sfiduar kohën, në qetësi, dhe me dashurinë e pasionin e përhershëm ndaj nxënësve të tyre, na udhëhoqën në rrugën e vështirë e pasionante të dijes.

Unë kujtoj sot mësuesen time të parë, të klasës së parë Nazife Isufin. Fytyrën edhe ja kam harruar. Por emrin dhe zërin e sajë kur na mësonte alfabetin e shqipes, kësaj gjuhe mrekullisht të gjallë, e kujtoj dhe në ëndërr. Çfarë nuk do të jepja për te takuar sot kur kam kaluar të 40-at! E sa dëshirë do të kisha t’ia puthja duart me të cilat na përkëdhelte ndërsa zemra na dridhej nga emocionet e klasës së parë dhe nga të ftohtit e kohës!
Kujtoj mësuesit e mëvonshëm dhe ndiej emocion kur emrat e tyre, më vinë në kujtesë si një listë e gjallë, e viteve që shkuan. Kolec Marku, Mri Hoti, File Kaçaj, Hajrie Cani, Naunka Shala, Gjyste e Mark Preka, Nesti Çeço, Keti Liçaj (Sokoli), Pjetër Mili, Marie e Gjeto Kaçeli.
E si mund të harroj, të paharrueshmin, Burhan Ulqinaku, biblioteka private e të cilit kishte më shumë tituj se vetë biblioteka e shtetit në Lezhë. E sa e sa mësues të mrekullueshëm që pata. Për të ardhë tek mësuesja ime e gjuhë –letërsisë shqipe, e veçantja Bukurie Cauli (Mazzola).
Kur para do kohësh më erdhi një e-mail, nga mësuesja ime e dikurshme e gjuhë -letërsisë, ndjeva emocionin më të madh që mund të ndihet në raste të tilla, e pse jo u ndjeva sërisht ai nxënësi i dikurshëm, i drojtur, me shallin e detyrueshëm të pionierit rreth qafës në buzëqeshjen e moshës më të pafaj.
E nëse arrita të bëhem dikush në gazetari apo letërsi, kjo në sajë të mësues sime të mrekullushmes Bukurie Cauli (Mazzola), që e para kuptoi dhe zhvilloi tek unë pasionin e të shkruajturit bukur, siç ishte dhe si siç ka mbetur dhe vetë ajo: e dashur, e bukur, e mrekullueshme, në shpirtin e sajë të gjërë.

Kështu respektin më të madh dhe për mësuesit e shkollës së mesmë, ndonjë më vonë e pata dhe koleg. Respektin më të madh dhe kujtimet më të mira për Agim Xhafkën, Gjon Palokën, Pjetër Alinë, Eduard e Dhora Sokolin, Sami Ymerin, Dedë Vatën, Pashko Smaçin, Gjelosh Tomën ( që mbrojti me forcë të drejtën time për të marrë shkollën e lartë, në kohën kur të drejtat për tu shkolluar ishin e drejta e posaçme e partisë), e dhjetëra të tjerë që me pasion, këmbëngulje dhe dashuri të pa shpërblyer asnjëherë, na bënë të gjejmë veten në rrugët e vështira të jetës shqiptare.

Si mund të harroj mësuesit e shkollës së lartë. Pedagogët e nderuar, shkencëtarë të drojtur të bujqësisë shqiptare. Simbolin e tyre Misto Shumelin, gjithmonë të qeshur. Ai dha jetën përkrah studentëve, si për të treguar deri në çfarë shkalle ishin dhe mbeten të lidhur nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.
E njeriu ka dhe të tjerë mësues, që në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk i dhanë mësim. Por tërthorazi a direkt, ndikuan në formimin e tij. Kështu dua të përmend ish –kryeredaktorin e gazetës “Studenti i Bujqësisë”, Shefqet Meko, që më mësoi me durimin e një mjeshtri dhe pasionin e një mësuesi, bazat e gazetarisë.
Si mund të harroj mikun tim –mësues të zellshëm të jetës, Daniel Gazullin, që me vullnetin dhe ironinë dashamirëse, më mësoi dhe vijon të më mësojë respektin për gramatikën e gjuhës shqipe.

Në këtë shtatë mars simbolik, do të doja ti kujtoja të gjithë, do të dëshiroja ti takoja të gjithë bashkë, e një për një, ish-mësuesit dhe mësuesit e mij. Do të dëshiroja ti uroja të gjithë. Të më falin ata që për arsye të viteve që kaluan apo të mungesës së hapësirës në një shkrim si ky, nuk jua kujtova emrin. Do të dëshiroja ti uroja me sinqeritetin më të thellë dhe me ndjenjën më të madhe njerëzore: Gëzuar! Gëzuar mësuesit e mij. Dhe faleminderit!
Falminderit për gjithçka që më mësuat!
Faleminderit në mënyrën më të përzemërt
Prej nxënësit tuaj të përjetshëm
Edmond Kaceli

e diel, shkurt 15, 2009

Kalorësit e Dritës -nga Elinda Marku

Kalorësit e Dritës
(njërin prej tyre e kam parë gjallë: Rudolf Marku)
Nga Elinda Marku

USA

E vetmja fije që më lidh me këta kalorës është një fije e dritës. E asaj dritës të cilën unë vetëm e shoh , pa mundur ta ndjek. Edhe pse aq shumë dua. Dua dhe ua kam borxh atyre që vërtetë do të doja t’u tregoja për të. Të besojmë që ka ende një të tillë. Kalorësit e dritës gjithmone kështu kanë qenë , të rrallë. Nuk bien në sy. Duket, vetëm duket se ka dritë me bollëk. Ata të vetmit dhe të vetmuarit, kalorësit e dritës , e dinë se asnjëherë drita nuk mjafton, dhe e shtojnë atë. Paçka se verbërisë i shtohen të verbërit.
Të gjithë ata që u përpoqën të krijojnë mbinjeriun në shekullin 19, një herë u “çmendën” pastaj “vdiqën”. (Dostojevski, Nietche…) Në shekullin zero, kur u mblodhën Mateu, Marku, Luka, Gjoni dhe më vonë të tjerët që mbështetën njëri tjetrin, por që nuk mund të themi nëse e gjetën apo e krijuan mbinjeriun ende. Nietche u çmend kur kuptoi se nuk ishte njeriu që duhet kapërcyer , por mbinjeriu. Vjen ky shekull i 21-të, i cili nëse nuk e ka gjetur botën në gjumë, Shqipërine e shqiptarët i ka gjetur të verbër, jerm, e të mbetur në kohën e shkuar, që nuk e lënë dot të shkojë. Fle Shqipëria, ngase gjithëmonë ka patur pak e më pak kalorës të dritës. Njërin prej tyre kam pasë fatin ta njoh , dhe është i vetmi që kam parë gjallë, Rudolf Marku.

Isha në klasën e dytë të shkollës së mesme, në një shkollë që nuk e desha , as nuk e përfundova. Në Lezhë, dhe jo vetëm në Lezhë, ato kohë flitej për një djalë të talentuar. Ndonëse në Lezhë ato kohë ishte bërë si e modës të bënin si djem të talentuar shumë syresh nga të rinjtë. Talentet ndryshojnë shumë prej imituesit, dhe atyre që merreshin e merren me art, prej gjithëfarë arsyesh të jashtme. Arsye të jashtme siç ishin (janë), paraqitja, maska, shtirja, përulja. Ndërsa e kundërta e këtyrë dhe që dallojnë prej pseudopoetëve, mediokërve, vijnë nga arsye të brendshme, si geni, dhuntia, individualiteti, e shfaqen me kokëfortësi, edhe nëse nuk i lëmë, edhe nëse nuk i shikojmë.

Aso kohe im atë, një adhurues i marrë i letërsisë, që deri në fund të jetës iu përul vetëm letërsisë me një mirënjohje që nuk e kam parë tek askush. Nuk e kam parë tek im atë, për askënd. Dhe më thosh:
Letërsia disa i çon në vetvrasje, disa i shpëton prej vetvrasjes, dhe shumë pak ata të cilët i shpëton edhe nga vdekja.
Se nga i gjente e i sillte në shtëpi të gjithë numrat e gazetës “Zëri i Rinisë”, “Drita” dhe “Nëntori”. Mbasi i mbaronte së lexuari, kujdesesha unë për to. Madje pa dijeninë e tij. Në fillim lexoja ato që kish nënvizuar me gjithë ndonjë shënim që shtonte anëve të gazetës. Dhe vetëm pasi i lexoja fjalë për fjalë , secilën prej tyre, i merrja dhe i shtija në një kuti druri , të cilën ende nuk e di nëse gjyshi im, apo gjyshi i babit e kish punuar kaq bukur, dhe veshur nga brenda me një velvet blu të çmendur. Që atëhere e kam njohur –lexuar Rudolf Markun, në fillim duke ma sugjeruar im atë nëpermjet shënimeve që shkruante anash poezive të tij, më vonë edhe duke më besuar me zë .
Mbasi vdiq im atë, i cili desh u çmend nga lumturia kur e besoji se erdhi dita , e mund të dilte deri në Toscana , ku edhe vdiq. Vendlindjen e Dante Aligerit, Da Vincit e të tjerë. E hapa kutinë e trashëguar-dhuruar-punuar, nuk e di prej cilit gjysh, i shfeltova gazetat si “relike” tashmë që m’i kish “lënë” im atë. Dhe për herë të parë kaq vonë, guxova t’i shkruaj , pa e ditur se çfarë e si mund t’i shkruaja një autori që gati gati e kam adhuruar.

Shfrytëzova koinçidencën e pasjes të njëjtin mbiemër. Dhe në vend të atyre që do e duhet t’i kisha shkruar, i tregova, fola pothuaj në gjithë letrën, për tim atë. Ku ta di pse e si kisha pritur kaq gjatë për t’i shkruar , kur në fakt nuk më kish munguar guximi t’u shkruaja mjaft “shkrimtarëve” të tjerë , të cilët, të shumtët që kam guxuar t’iu shkruaj, nuk kanë denjuar të më shkruajnë “back”. Në letrën që i drejtoja Rudolfit, i tregova se si im atë e kish njohur e më kish folur për të si ta kish patur mik , si t’a kish patur të afërt përtej koincidencës së mbiemrit. Se si im atë më kish treguar të gjitha peripecitë e Rudolfit, dhe se si gati gati i kish jetuar bashkë me të. I tregova për afërsinë që im atë , gjyshja ime dhe tezja e tij , kishin patur miqësi me të shoqen e Agron Belishovës, Valin. Ngase ishim ashtu, të persekutuar, nipërit e reaksionarit. Se si njëhere, kaherë mësuam se sa e ndaluar ishte dashuria për to. Dhe se t’i dashuroje, ishte kaq e ndaluar sa mund të të ikte dhe koka. I tregova se si im atë më thoshte se ky djalë, Rudolf Marku, ka nje individualitet të rrezikshëm , dhe që nuk do të duan ta pranojnë. Se si Rudolfi ishte zhdukur për ca kohë, dhe gati gati dolën llafe se ishte arratisur. Dhe ishte arratisur vërtetë. Një arratisje e re kjo e Rudolfit, ashtu siç edhe poezia e tij, talenti i tij, vecantësia e tij. Ishte arrastisur , e nuk e kish parë njeri në qytet për disa muaj. Mësojmë më vonë , se ishte arratisur e mbyllur në një vetmi poetësh, vetmi poetike, prej nga u kthye (doli) me anglisht ku më vonë sjell të përkthyer Tomas Eliot, për lexuesit shqip. Në letër i tregova Rudolfit se si edhe unë , ndoshta prej babit, kisha rëne në dashuri me letërsinë. Se si kisha mundur të botoj ndonjë cikël me poezi tek “Zëri i Rinisë” , ndonjë tek “Drita”, tek “Nëntori”. Dhe se si tek të gjitha këto botime më kish ndihmuar koincidenca e të paturit të njëjtin mbiemër me atë të Rudolfit. Kryeradaktorët e gjorë kishin kujtuar se isha ndonjë e afërme e Rudolfit. Deri sa një ditë në zyrën e Zef Gurakuqit, e marr vesh këte hamendje të atyre tek “Zëri i Rinisë” dhe “Dritës”. Meqë Zef Gurakuqi e njihte familjen tonë, dinte se s’kishim si të ishim edhe të afërm me Rudolfin. Ndonësë , tha Zefi, Është kaq bukur që të mendojnë si të afërme të tij, është më i talentuari, dhe si i tillë ka qënë pothuaj gjithmonë në shënjestër… por ia ka dalë në njëfarë mënyre pa e zvetnuar, pa e kthyer në mediokër. Pas kësaj pata rastin të takoj, Bardhyl London,(kryeredaktor në “Drita” aso kohe) i cili edhe pse nuk më pyeti për mbiemrin dhe lidhjen që mund të kisha me Rudolfin , ia thashë vete: Lexoji njëherë poezitë para se të m’i botosh, sepse as nuk ngjajnë me poezitë e Rudolfit, dhe as nuk e njoh Rudolfin përvecse si lexuese, mbiemri ështe një koincidencë . I tregoja Rudolfit në letrën e vonuar, bindjen time për letërsinë shqipe, sidomos atë që mësuam në socializëm, është një letërsi mediokër. E cila ende trashëgon instiketet e forta të saj kundër talenteve, kundër poetëve të vertet, kundër artit, kulturës, dijes.
E postova letrën që i shkrova Rudolf Markut, në draft. Të cilën ende nuk ia kam postuar. Në vend të saj i dërgova një letër të shkurtër, në të cilën e urova për romanin “ALLAHLAND”.


Mbas ’90 -ës, kur u realizua ëndërra edhe e Rudolfit, endërr ende e parealizuar në fakt, ai iu dha lirisë. Gati -gati me naivitetin e të burgosurit. Gati -gati me naivitetin e ëndërrimtarit. Gati -gati me naivitetin e kalorëesit të dritëes. Edhe pse R. Marku asnjëhere, as atëhere, kur pothuaj të gjithë bashkëmoshtarët e tij “poetë” e ‘shkrimtarë” treguan naivitet e servilizëm të skajshëm , Rudolf Marku, nuk tregoj asnjeherë humbje të logjikës, shtirje apo delir. Zgjodhi të mos vinte në vitet ‘90, me njëzet e tridhjet vepra. Më vonë provoi zhgënjimin e fundit le të them, dhe u tërhoq sërish në vetminë e radhës, në “arratisje” të re. Pa e çarë kryet për famë, post, para… U vendos në Britaninë e Madhe, me dëshirën për t’u “harruar” e për të “harruar”. Krejt ashtu siç tërhiqen kalorësit e dritës prej territ. Për të shijuar deri në fund fatin e tyre. Fatin e të vërtetit. Fatin e vetmitarit.
Jo vetëm tani, por gjithmonë, që atëhere kur e lexoja fillimisht R. Markun kam mësuar dhe jam bindur se talentet e vërteta ndiqen, kanë kundër qoftë edhe në heshtje instiktet e mediokërve. Nëpermjet R. Markut mësoj se talentet nuk kërkojne as nuk e ndjejnë nevojën të bëhen të njohur (famshëm). Talentet e vertetë, e dinë ashtu krejt instiktivisht se janë të paharrueshëm. Letërsia që ofron R. Marku tregon pikërisht se, R. Marku kurrë nuk e vuajti, mungesën e talentit e të vetëdijes. Mbasi pata fatin të lexoj një autor që e kam aq për zemër, Oscar Wilde, mu bë të besoj me forcë që, Rudolf Marku, ndoshta jo për koincidence është vazhdimi i tij, dhe i vetmi autor shqiptar që pothuaj më vjen ta krahasoj me të. Ngjanë kaq shumë në vetëdije, në fuqinë e mendimit, dhe paqen që kane me vetën, në luftën që ende ia shpallin mediokritetit, injorancës , euforisë…
R. Marku kohët e fundit shfaqet shumë rrallë në shtypin letrare , i cili ky, shtypi letrar, pothuaj mungon plotësisht në Shqipëri. Dhe mbasi lexova një shkrim të R. Markut , për dy librat e fundit të Zija Celës, vihet re dashuria dhe lidhjet e R. Markut me letërsinë e vërtetë, me letërsinë që ende nuk bëhet , por që mund të. Shkrimi i R. Markut nuk mund të lexohet thjeshtë si një lëvdatë e thatë për librat e fundit të Z. Celës. Por mund të merret edhe si një sugjerim se cilën letërsi e cilat botime duhen lexuar, si duhet të shkruhet ndryshe nga sa shkruajtëm për 50 vjet. Ndërsa unë, shkrimin e R. Markut e mora si një këshillë për t’i dhënë Zija Celës edhe një herë shansin për ta lexuar. Kush e lexon letërsine e Zija Celës, mbas viteve 90?

Madje unë as letërsine e Kadaresë pothuaj nuk lexoj më. Shkrimtarët në sistemin komunist nuk shkruajtën për dhimbjen që ishte kaq prezent e kaq e thellë. Përkundrazi shkruajtën për lumturinë, e cila nuk kishte asnjë shenjë në Shqipëri. Madje as ata që e mbillnin kaq thellë këtë dhimbje, nuk ishin, e nuk kishin si të ishin të lumtur. Ishin të sëmurë!
Dhe mbasi lexova librat e fundit të Zija Celës, më pak të shtirurit prej tij, mësova atë që nuk e di pse e si e kam ditur në njefarë mënyre, se, dhimbja sjell letërsine , artin më të mirë. Si ngushëllim të vetëm ndoshta. Këtu kam parasysh edhe Ali Podrimjen. Të cilin për bindjen time, dhimbja e bëri poet. Dhe, mëkatoj kur e them, por ja që e bëj edhe këtë mëkat, dhe, po t’i heqim poezisë së Podrimjes poezitë për Lumin, mua nuk më bëhet më shumë se një poet medioker, në shumicën e poezive të tij has shtirje të skajshme. Sido që mund të mbetet tek -tuk ndonjë poezi e mirë. Por asnjeherë poezi si ato për Lumin. Podrimja ende nuk e ka kaluar , kapërcyer poezinë e dhimbjes. Podrimjes ende i mungon ajo, poezia e vetëdijes! Vdekja, dhe si duket vetëm vdekja na shkaktoka dhimbjen më të vertetë. Më të besueshmen. Dhimbjen që sjelle artin si ngushëllim të vetëm. Kjo dhimbje si duket e vetmja që shkrimtarëeve shqiptarë, u jep të drejtën legjitime të qajnë, të kenë frikë ose të trimërohen plotësisht, e të shkruajnë. Dhe këtë e bën Cela për herë të parë, në librat e tij të fundit. (duke e pasuar me një përseritje të vetes, duke kaluar mbi librat e tij të fundit , e për t’u cmallur me të shkuarën dhe veten, me shkrimin- esse për Kadarenë, çka kjo duhet të ketë zhgënjyer lexuesin e ri të Celes por edhe shkruesin e artikullit per librat e Celës, R. Markun.

… Mbas letrës që ia postova Rudolfit, atë letrën e shkurter e të ndrojtur ku i uroja për romanin, këmbyem edhe disa letra të tjera. Pastaj gati rastësisht dhe jo krejt rastësisht unë e takova me në fund Rudolf Markun në Trieste . Tek i cili unë pashë poetin , dritën e mendjes, njeriun, prindin. Zgjodhëm një kafe në breg detit dhe u harruam aty deri në mbrëmje. Nuk do ta kisha besuar modestinë e tij, po të mos e kisha takuar. Me foli për detin, për poezinë, për djemtë e tij, të cilët m’i prezantoi në një foto. Për ëndërrat e tij të parealizuara, dhe shpresën se do t’i realizonin të bijtë. Dhe sidomos me mrekulloji biseda, kujtimet dhe dashuria e tij për At’ Zef Pllumin.
Për bindjen time , Rudolf Marku është njëri prej Kalorësve të dritës, i vetmi që unë kam parëe gjallë.

e shtunë, dhjetor 27, 2008

Dritare-vetëm -esse për diktaturën

nga shkrimtari Faruk Myrtaj

Shtëpia tashmë kishte një dritare të vetme.
Drita, për të tërë katet dhe bodrumin, vinte nga sipër. Nga dritarja e vetme. Që ishte diku atje lart, në katin e epërm. Këtë e dinin të gjithë banorët, por nuk ishte e këshillueshme të mendohej më tej. Ishin mësuar ta bënin jetën kështu. Si njerëzit e planetit me një diell. Aq më shumë kur s’kishin rast të shihnin hapësirën e qielltë netëve, për të menduar pastaj që mund të ishte edhe ndryshe.
Dikur shtëpia kishte qenë si gjithë të tjerat, me ballkone, shkallare të hapura në pjesën ballore, me dyer e dritare. Njerëzit hynin e dilnin. Por dikush e mori me qira dhe ndryshoi gjithçka. Dritaret u mbyllën njera pas tjetrës. Vetëm ajo e katit të sipërm mbeti. Si sy idioti, e pafajshme në vetvete.

Kjo kishte ndodhur kohë më parë. Tashmë s’kishte njerëz të lindur në kohën e shtëpisë me shumë dritare. Gjithë banorët e vjetër kishin vdekur. Për shkak të moshës, ishin çmendur, qenë hedhur prej dritareve në mbyllje e sipër, ose prej ballkoneve, që edhe këto ishin mbyllur s’dihej pse, për tu strehuar tjetërkund. Kështu thuhej.
Të lindurit në kohën me dritare të vetme, do t’i merrnin vesh më vonë këto gjëra. Por atëherë nuk e ndjenin mungesën. As të dritës dhe as të shkallëve, shndërruar këto në ca koridore ngjitës-zbritës, pamje-mbyllur nga jashtë. Mjaftoheshin me dritaren sipër, me dritën që sidosi pikonte tëposhtë shkallëve duke u zbehur, gjersa shuhej fare në bodrum.
Ishin bërë kohë me portë kryesore mbyllur. Përfytyroni mbylljen e portës së një dige, grumbullimin e ujrave në të. Si lëvizje e vetme e njerëzve mbetej të përpiqeshin të ngjiteshin për ku ishte dritarja e vetme. Ishte shndërruar në nevojë instiktive, njëlloj si ajo për të dalë në sipërfaqen e një ene të mbyllur, zhytyr në ujë. Është veti e qenieve të gjalla kjo. Drurët, pemët, shkurret dhe bari, këtë bëjnë, edhe pse, ndryshe nga banorët e kësaj shtëpie, ndodheshin në sipërfaqe të hapur. Fryjnë erërat në pyll, dielli ngrohë kurorën e luleve dhe gjetheve, bën dritë për to, më shumë se për njerëzit. Duket se drurët në marrëdhënien me diellin janë më të afërt, përderisa nuk ndodh kështu mes njerëzve dhe diellit, pa ndërmjetësinë e drurëve. Drurët sigurisht s’e kanë idenë e fotosintezës, as për nevojën jetike të njerëzve për të, por s’pushojnë së zhvilluari këtë reaksion. Gjethet ndjehen etur për dritë dhe gjallojnë degët, që nga ana e tyre ushqejnë trungun, dhe zgjasin tentakulat e rrënjëve për ujin dhe kripërat e tokës. Zgjatuni, u thonë degëve, ngjitu i thonë trungut, pa pushim, bëj lart. Sa më shumë diell, sa më shumë rreze. Garë naive, paqëllimshëm njerëzore, e drurëve me njeri tjetrin.

Banorët e kësaj shtëpie e dinin fotosintezën, por kishin mësuar që s’ishte e këshillueshme të kërkonin më shumë dritë se ç’kishin. S’dinin për dritaret dikur, por s’ishte mirë të shkonin ndërmend hapjen e të rejave. Së paku silleshin si drurë: provonin të ngjiteshin. Për të ekzistuar. Pashmangshëm, mendonim për më lart. Për te drita. Për tek dritarja shtyheshin. Ishte e vetme, ta marrë e mira ta marrë...Si të bënin tjetër...
Ndokush kujtohej për veten ku banonte, diku poshtë, diku në mes, jo në katet e sipërm, por as në bodrum, bënte kujdes të mos e kthente të zëshëm monologun. Nuk kishte ngut për tua kujtuar me të keq atyre që jetonin më sipër, dhe as si një lloj ndjese atyre që gjallonin më poshtë. Dritën e dëshironin të gjithë. Ishte tjetër gjë që drita kushtëzohej me ngjitjen, dhe katet kishin lidhje me aftësinë përshtatëse. Banorët përpiqen të mos e vënë ëre, madje ta harrojnë vendosjen në kate, dhe s’ndjehen në faj, as kur joshen prej dritës...
Gjërat bëheshin më të thjeshta për njerëzit e bodrumeve. Ata e dinë që dritarja ndodhej aq larg sa pothuaj s’ishte fare. Për ta ishin mjaft ato rrezellima drite që depërtonin prej shkallëve. S’e shkonin ndërmend afrimin për te dritarja. U ishte bërë kohë e gjatë atje poshtë, qenë mësuar të gjallonin, madje arrinin të vështronin në të verbër. Më vonë akoma, duke ndjerë dëshirat e atyre sipër, zunë të hiqeshin si të verbër të vërtetë. Dhe sikur, sinqerisht, as që dinin se kishte një dritare. Atje lart. Sikur qenia njerëzore në ta s’e kishte nevojë fare dritaren. Madje as për dritën. Erdhi për më tepër një kohë që të mos kishin të nevojshëm edhe sytë. Ishte e vështirë të besoje se këtë e bënin që ata sipër të ndjeheshin qetë. Më vonë u muar vesh se nuk ishte shtirje. Ishte mënyrë jetese. Dihej që ekzistonin qenie që funksionin mrekullisht, tërë jetën, në errësirë. Natyra është modeli i gjithçkaje.

Pylli atje më tej, kishte katet e tij edhe ai. Disa drurë ngjiteshin, i gëzoheshin dritës së diellit në lindje, orëve të ngrohta të mesditës, gjer edhe prushërimeve në perëndim. Kishte drurë që lodheshin në garën për tu ngjitur, mbeteshin diku më poshtë lajkatarëve të dritës, ngadhënjimtarëve të shkathët, të tjerë më poshtë akoma mjaftoheshin me ato pak gulçe drite që depërtonin gjer tek ta, mbeten shkurre, barëra të tokës. Ca lloje bimësh as që dinin fare për diellin. Lulëzoheshin dhe thaheshin atje poshtë, nën dhè. Pylli ndjehet i pafaj në përshkallëzimin e tij: respektohet natyra atje.
Në shtëpinë me një dritare diçka thuhej për dritaren dhe dritën që hynte prej saj. Rrallë, shtohej edhe ndonjë fjalë për pamjen që shfaqej prej atje lart. Ndonjë lajm me dritare zbriste edhe në katet më poshtë, gjer në bodrum zbriste, edhe pse banorët aty s’jepnin shenjë se dëgjonin apo që bëheshin kureshtarë për lajmet me dritë e me dritare. Sa më poshtë, më errët, por askush nuk e zinte në gojë dallimin. Bje fjala, nëse dikujt i ndodhte të ngjitej një kat më sipër, dëgjonte veten të thoshte “paska dritë më shumë këtu, gëzon syri një çikë më tepër...se atje...”

Hera herës, dikush ftohej të ngjitej për lart. Lajmi vinte prej sipër, lajmëtari ishte ai që zbriste diku në katet më poshtë. Në katin e atij ftesën e të cilit sillnin. Marrësi i ftesës do zinte pikërisht vendin e tyre!
“Kaq e pati edhe ky mavria...”, thoshin të tjerët për zbritësin.
“Bën përpjetë tjetri...”, thoshin për ngjitësin.
“Te kati ynë qëndroi vetëm për pak. U grindë me dikë dhe e thirrën sipër. Kështu është në shtëpinë tonë. Të mirën dhe të keqen, bashkë!”
Kjo dihej, por s’kishte pse thuhej në ndonjë trajtë tjetër, përshembull “duhej zbritur njeri, të hapej vend për tjetrin.” Edhe pse këtë e dinin të gjithë. Edhe ai që ngjitej e dinte. Duheshin ditur rregullat e lojës. Ose duheshin marrë me mend. Madje, edhe më mirë do ishte ta ndihje këtë zhvendosjeje. Duke vënë njerën këmbë mbi supin e tjetrit, shkurtohej koha e ngjitjes nëpërmjet shkallëve. Rrethanat e favorizonin: s’kishte aq dritë sa të bije në sy për këto veprime. Për më shumë, këto lloj punësh s’i zinte njeri n’goje. I ndodh njeriut t’i lutet Zotit t’ia marrë aftësinë e të folurit. Ose t’ja ofrojë të komanduar të menduarin. Pëlqehet shumë edhe atje sipër: kaq once dritë për të ty, këmbehen në bursën e ditës me kaq kg errësirë prej atje poshtë; ose: ngjitesh direkt në katin sipër, nëse nuk sheh terrin atje poshtë. Ndokush, mbetej atje lart sepse e përshkruante shtëpinë, edhe bodrumin e saj, me dritat e ylberit që fekste pas shirave përtej dritares...

Dhomat në katet lartë madhoheshin, edhe pse më pak njerëz rronin në to. Në katet më poshtë dhomat vogëloheshin, teksa frymët shtoheshin. Në bodrum, bje fjala, ishte i paktë edhe ajri. Kjo dihej dhe ndjehej, por s’kishe pse n’gojoje rrezik shembje, apo mungesë oksigjeni. S’ishte e nevojshme të përdorje në ligjëratë të drejtë shprehjen “dritare e vetme”. Krejt rastësisht, a keqkuptuar, mund të merrej si ankesë pyetëse: “pse vetëm një dritare?” Pa dashur, aludoje keq, sikur ata lart ishin “dritarevetëm”, kur në të vërtetë të gjithë dritare-vetëm ishin në shtëpi...Ishte e leverdisëshme të të dëgjonin duke thënë se pikërisht drita e asaj dritareje ishte jetike, dhe se të gjithë duhet të bënin gjithçka të ngjiteshin lart. Për te drita, me hip-hip-urra!

Njoftohej për ngjitje edhe të ndokujt prej kateve të mesit e diçka më poshtë. Madje edhe prej kateve të ulët, ndokush ishte nisur për lart. E po mirë, mbarë t’i shkojë, thoshin njerëzit, me zë. Duke u dukur sa më të gëzuar. Jo thjesht se ashtu ishin porositur. Ajo dritare ishte zyrtarisht dritarja e tyre, e të gjithëve, secili kishte të drejtë të ngjitet për atje, secili bënte diçka të arrinte. Po të punonin, po ta meritonin, lart do bënin. Këto fjali entuziaste ishte mirë t’i përsëritnin sa herë të ishte rasti, edhe pse në vetvete i përshkonte një si erë e ftohtë, si frikë e fshehtë, misterioze, e brendshme, nevojshmërisht e pashpjegueshme, një parandjenjë që e vuanin dhe e gëzonin, njëherësh, për njeriun si ata ose pothuajse si ata, që ngjitej. Niste tu dukej tjetër, ai dhe vetja e tyre, s’kishte shumë dritë atyqark por sythe drojtjeje çeleshin sysh dhe veshësh në çdo lëvizje të re. Ndjenin frikë edhe prej vetes, kur e kishin njohur të përmendurin në ngjitje. S’e shpjegonin dot pse, nuk trembeshin prej ndonjë intimiteti të këmbyer apo të nënkuptuar me të, por as guxonin të shpresonin për ndonjë përfitim prej po këtij intimiteti. Kalonte pak kohë dhe fillonin ta humbnin çikë e nga një çikë, pjesë pjesë, si të nisurit në mërgim dikur, përpara se të mbyllej porta e madhe. S’dinin ç’ishin shkallët që ngjitnin për lart, katet më sipër s’i dinin, por nga të sapozbriturit pëshpëriteshin gjëra që mund tu ndodhnin edhe të njohurve të hershëm që tashmë i lumturoheshin ngjitjes. Por s’kishte rrugë tjetër për te drita, veç duke rrëzëllyer.

Se edhe drurët që dru ishin, në fund të fundit, kështu bënin.
Ndokush prej atyre që nxitonin për lart, bëhej tjetër me njerëzit e shtëpisë. Për dikë ishte thënë se qè verbuar në çastin e arritjes te dritarja. Një tjetër ishte turbulluar prej pamjes prej atje lart. Kështu flitej. Prej dritës me të tepër, ishte e kuptueshme, por ata poshtë s’arrinin të merrnin me mend përse dikush tjetër ishte marrë mendsh e rrëzuar prej dritares. Gjer atje poshtë arriti veç jehona e rënies së lirë të tij. Natyrisht, s’ishte mirë të thoshin ç’morën me mend apo ç’dëgjuan. Harrimi menjëherë, ia vlente. Zhurmë, si tërë të tjerat e përjashtë-shtëpisë, që s’kishin të bënin me banorët brenda saj.

Për ata që zbrisnin përtëposhtë shkallëve ishte ca më ndryshe. Ngaqë kjo ndodhte në sytë e banorëve. Tek zbrisnin, dukeshin ndryshe nga ç’ishte dëgjuar për ta, apo si i kishin njohur dikur. Njerëz janë njerëz. Të liq dhe të mirë, si gjithë të tjerët. Besojnë tek e mira, edhe kur pa e kuptuar bëjnë të keqen. Ose shihen si të liq, edhe kur predikojnë atë që e mendojnë të mirë. Por, nuk merrej vesh, përse e shihnin zbritjen e tyre si ndëshkim, teksa qenia e të tjerëve tërë jetën aty poshtë nuk u bje në sy si e tillë. Pakënaqësia e tyre mërmëritëse i ngjan trishtimit të gjetheve që rrëzohen në vjeshtë. Vjeshta u ndodhë atje lart, në dritë të mjaftueshme, jo në mugëtirën ku gjenden më pas. Duket sikur lundrojnë në mëdyshje tëposhtë shkallëve, pa zhurmë, si gjethe të thara, a thua japin shpirt aty në ajrin e rënduar të shkallëve. Përmenden vetëm kur sedimentojnë, thuajse kofoma, në fund të shtëpisë. Njerëzit e bodrumeve, prej fillimit të jetës në terr, bëjnë t’i ngushëllojnë, pa fjalë, por s’kanë asnjë shkak t’ua mbajnë gjallë fijen e shpresës për ndonjë ngjitje tjetër. Përmes gëzimit si dhimbje e padiagnozuar, ndjejnë afërsi për bodrumasit e rinj. Janë të një shtëpie, më së fundi.
Vetëm pasi kalonin ca kohë dhe kujtoheshin se gjethet nuk ngjiteshin më në pemë, të rënët e vjeshtës së fundit rregullonin frymëmarrjen, harmonizonin vështrimin me ndjesitë e tjera aty përqark, dhe vinin re se ndodheshin midis njerëzve. Si njerëz që kishin qenë diku, nuk e shpëtonin dot veten nga shtysa për të rrëfyer diçka prej atje sipër...

Merrej vesh që shtëpia gëlonte prej diferencave midis kateve, por askush s’e shprehte. Dallimet duket se vinin thjesht prej dendësisë së dritës kur ajo zbriste tëposhtë. Dikë prej kateve lart, kohë më vonë mund ta dëgjoje të thoshte për njerin nga ata pranë dritares. “Ai merrte aq shumë dritë, sa kishte rrezik të verbohej. E kishte dritaren të tijën ai...”
Ta themi midis nesh, (dhe ai vinte të dy shuplakat e hapura përanash gojës, si për të evituar dëgjimin prej të tjerëve), nuk ishim njësoj, jo! Kush na linte ne të tjerëve të ngjiteshim deri atje. Asnjë shkallare më sipër s’bëhej pa leje, por i dëgjonim zërat e tyre. Flisnin me njeritjetrin, qeshnin me ne...Kujt kërkon t’ia hedh ai? Kë bën qorr ai? Atje ka qenë, gjithë kohën. Bën mirë të mos na ngacmojë, se po filluam të flasim ne...

Po, edhe ti, atje lart ke qenë, e ndërpreu një tjetër.
Lart, por kurrë s’u ngjita te dritarja, as katin e dritares s’e pash...
Por as nuk zbrite poshtë, apo jo?!
Pse, kush isha unë, të zbrisja poshtë? Për të mbetur poshtë jam unë?!
Shumëkujt i është dashur të mbetet atje poshtë tërë jetën, këtë po them...
Po, por kush e dinte që ishte një bodrum atje poshtë...Kush të na thoshte?! Veç merrnim me mend se të verbër dhe të marrë mund të kishte atje poshtë...
Edhe atje sipër të verbër paskeni qenë!
Aq dritë sa kishte, aq shikonim...
Prandaj kërkoni të besojmë se edhe Homeri ishte i verbër?!
Homer e mban veten ai që tërë jetën ka qenë te dritarja! Ne ishim poshtë.
Një kat më poshtë keni qenë...Homer minus një kat, Homer minus një sy!

Më vonë doli e vërtetë se disa alla-Homerë preheshin prej vitesh në katet e poshtëm. Kishin lulëzuar dikur jashtë ndërtesës, në vitet kur shtëpia kishte pasur dyer e dritare. Më vonë, kur mbeti me një dritare, dhe porta e madhe u kyç me shule të rëndë nga brenda, ata prenë gojën, u mbyllën diku në ndonjë karakatinë të stilit të vjetër dhe s’dihej më në ishin gjallë. Kaluan vite dhe askush s’e dinte dhomën e tyre. Ngaqë askush nuk hynte në dhomën e tyre, syprina e derës u qëndisë nga merimangat. Ndonjë kureshtari pa dashje i thuhej se qè një qelë fantazmash. Një si morg-muze të gjallësh. Vonë u morën vesh këto detaje, edhe më vonë se u njoftua për vdekjen e njerit preje tyre, për të cilin thjesht merrej me mend se prej motesh qè nisur për qiell. Tashmë bëhet e ditur se tërë homerët e kësaj shtëpie me Olimp dritaren e vetme, ishin bërë bashkë në dhomën e tyre. Atje merreshin me gjëra që banorët e tjerë të shtëpisë i kishin harruar. Shkruanin lirika, flisnin për yjet dhe për virtytet e njeriut. Mbase prandaj bezdiseshin prej gjithë të gjallëve të tjerë. Duke qeshur prej atyre që i harronin pa i ditur, dhe me buzë në gas për ata që i harronin për lehtësi ngjitjeje shkallëve.

Edhe atëherë kur pati rënie të interesit për tu ngjitur, u shfaqën ca të veçantë që kërkuan të ngjiten. Individë që s’kishin menduar kurrë për dritare. As për dritë. Kësillojesh, nxituan të bënin përpjetë në kohë të shkurtër. Shefat për kuadrin, pra për banorët e kateve sipër, i paraqisnin si njerëz të rinj, me të veçantën se vinin nga katet poshtë. Bënte sy kur thuhej se ngjitjen për ta e kishte lëvduar edhe ai që rrinte pranë dritares. Fjala e tij çmohej. Për të, si nën zë, por pa frikën e të thënave nën zë, thuhej se njihej e çmohej edhe prej botës përtej dritares. Shtohej se ai merrte e jeptë shenja me kush-e-di kë në distancë. Natyrshëm bëhej lidhja se kodet kishin të bënin me fatin e shtëpisë.
Më pas u pëshpëritë se atje lart po flitej e mendohej ca më ndryshe. Po flitej për hapjen, së paku edhe të një dritareje tjetër.

“S’do mend që do hapeshin! Jo një, do ishin hapur disa dritare, për njerën dëshmoj unë...”, thoshte më vonë Homeri Minus një Kat. Sa herë u kisha thënë atyre, hapni ore dritare ju! Por ishte Ai që pengonte, ai pengon akoma, s’do dritare për të tjerët ai, kam thënë unë. Ai e ka mbajtur këtë shtëpi në terr! Homer kërkon ta mbajmë, Homer me lexues të verbër!
Pas kësaj u tha se do hapeshin dritare edhe në katet poshtë. Tashmë s’ishte mëkat të thuhej se drita që vinte prej dritares së vetme, nuk mjaftonte. Por në këtë rast ishte mirë të shtoje se pikërisht ajo dritare kishte rritur kërkesën për dritë më shumë. Si për të qetësuar befasinë me befasi tjetër, u tha se hapjen e dritareve e kishin kërkuar në katin e sipërm. Madje përflitej se i përhershmi pranë dritares, pikërisht ai kishte kërkuar më shumë dritë.

“Formalisht, gjithnjë kam qenë në katin e sipërm, paskesh thënë ai, por shpirtërisht jam ndjerë atje poshtë...” Por, ç’të bëja, ja që kështu ishte kjo shtëpi ku na ra fati i zi të rrojmë. Përderisa dritarja rastisi në katin ku u gjenda edhe unë, bëra gjënë më normale në këtë shtëpi anormale. Më provokonin pa pushim, gjoja më pyesnin në duheshin hapur dritare të tjera. Unë bëja naivin, të verbërin bëra, me qëllimin e vetëm të shpëtoja atë dritare të vetme që kishim. Ju nuk do ta besoni, sa verbanë kisha përrreth vetes në atë kat! Ata mezi prisnin që unë të kërkoja hapjen e dritareve të tjera, që ta mbyllnin edhe atë dritare, prej të cilës arrita të mbaja gjallë si metaforë dritën, duke komunikuar me botën përtej...E merrni me mend sa tragjike do të kishte qenë një shtëpi pa dritare?

“Një lloj bodrumi do të ishte, si këtu poshtë...”, kishte thënë dikush.
Zëri ishte ngjitur prej poshtë, nga bodrumi i shtëpisë. Në të vërtetë ishte përgjigjur pa i dëgjuar fjalët e Njeriut të Dritares së Vetme. Atje poshtë kishte kohë që nuk dëgjohej ç’thuhej sipër. Prej një kohe të largët, s’kishte gjëra të reja për ta. por edhe sepse ata poshtë prej vitesh përdornin shqisa të tjera komunikuese. Nuk vështronin më si të tjerët e shtëpisë. Sytë kishin ndryshuar funksionin e tyre, të vështruarin e realizonin gjithashtu tjetërlloji, teksa veshët ishin reduktuar me thjesht pranimin e të ndenjurit në bodrum...

“Një lloj bodrumi do të ishte, si ky që është...”.
Ato ç’u thanë, u ngjitën përgjatë shkallëve, u dëgjuan në secilin prej kateve, për të ngrirë më në fund në katin e sipërm.
“Është e vërtetë edhe kjo, por them se i bëjmë mirë shtëpisë sonë të sillemi ca më njerëzishëm,” tërhoqi vëmendjen dikush prej kateve më poshtë. Nëse ka ardhur sadopak dritë deri atje poshtë, prej asaj dritare të vetme ka ndodhur. S’ka pse ta mohojmë...Bëjmë mëkat me dritën...Dhe dihet se mirënjohja është virtyt i parë...
Një tjetër zë, prej bodrumasve, shtoi diçka më shumë për dritaret.
“Nëse duhen, hapni dritare por, ju lutemi, le të mos thuhet se bëhet për ne!”

Paskësaj, prej gjithnjë e më shumë njerëzish në katet sipër, pohoej se e çuditshme duhej të kishte qenë jeta atje poshtë. Që prej andej nisën të ngjiteshin rrëfenja e histori të mëhershme, nga ato që mendoheshin të harruara, me dritare, ballkone dhe dyer të gjera. Si mënyrën më të shpejtë të shtimit të dritës, hidhnin fjalën për hapjen e Odës së Homerëve të Shtëpisë. Atje poshtë, kishin mbetur. Filli i jetës ishte koklavitur, por s’ishte këputur. Dukej se kishin gjetur dritaret e veta, brenda syve, brenda kokës, brenda trupit të tyre, një lloj burimi drite e kishin sajuar, që prodhonte dritë prej territ ku u ndodhën për një kohë kaq të gjatë...
Tashmë po thuhej se, në kohët e para të mbylljes së dyer-dritareve, në bodrum ishin bërë përpjekje për më shumë dritë. Kishin provuar të rrëmonin, brenda trupin të natës. Me shpresën për të dalë diku. Koka e tuneleve kishte mbetur sërish në terr, hapsirat e rrëmuara nuk kishin nxjerrë kurrkund. Nevoja për dritën kishte bërë të lindnin tek ta shqisa të tjera nga ato që i ishin dhuruar njeriut prej natyrës. Thuajse tërë ç’vinte nga sipër deri tek njerëzit e bodrumeve, u dukej sikur s’kishin të bënin me jetët aty.
Edhe në katet që përdorën tavanin e bodrumit si dysheme të tyre, a diçka më sipër, qenkeshin bërë prova të tilla, por muret paskeshin qenë pafund të gjerë, si në themelet. Dikur duket u bindën se ishte shpresë e kotë. Prej ditëve që dështuan për dritëdalje, banorët e shtëpisë iu dorëzuan në masë këshillës së përdorjes së syzave që luminoheshin prej mugëtirës dhe territ.
“Ajo dritare na u bë si Dielli...”, tha dikush në një bisedë televizive. Sytë i mbushi me lotë, bënte veten me faj që kishte humbur aftësinë e të ëndërruarit. “A shkohej ndërmend diell tjetër?!”
Kujtesa sillte ndërmend një varg historish me të verbuar dhe të çmendur, diagnoza zyrtare për të cilët asnjëherë nuk ishte lidhur me mungesën e dritës. Me shtimin pak e nga pak të dritës, rrëfeheshin gjëra që kishin ndodhur përgjatë kohës pa dyer-dritare, të cilat nuk kuptohej pse, u kishin kaluar rrëshqitazi prej vëmendjes. Riktheheshin ndodhive të mëhershme, si një jete pas mrekullisë ardhur së jashtmi. Sollën ndërmend të lindur me katër apo gjashtë sy, të cilët i kishin neglizhuar, më vonë i kishin harruar fare. Deri edhe atë foshnjën-monstër, që u varros me urgjencë, pa njoftim lindjeje dhe as vdekjeje, po atë ditë që guxoi të vinte në jetën e kësaj shtëpi. Në vend të syve, kishte dy dritare me grila të mbyllura, të padepërtueshme. Përgjatë trupit, aty ku normalisht do të gjendeshin poret e lëkurës, u shfaqën ca si pulla të bimëve të akuariumeve, ku peshq të shkathët përdorin oksigjenin e krijuar prej tyre.
“Gjoja kemi qenë në shtëpinë tonë...”, kishte shtuar së fundi dritarevetmi. Në të vërtetë kemi qenë të huaj. Vetëm tani marrim vesh se në bodrum, paskemi pasur burgun e shtëpisë. Aty qenkan dërguar për ndëshkim njerëzit e shtëpisë...Tingëllon e pabesueshme, por s’paskemi ditur gjë prej gjëje...Sikur s’kemi qenë fare...